Olta Xhaçka jep lajmin e mirë për shqiptarët që jetojnë në Irlandë e Kanada

0
260
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Olta Xhaçka, ka dhënë një lajm për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada, do të fillojnë të marrin shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike pranë ambasadave Shqiptare në këto shtete.

“Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada. Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë .

Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike. MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit,-shkruan Xhaçka.

Zjarr Tv Ad