Olta Xhaçka, ‘varfanjakja’ që po noton në luks, hyri me borxhe në politikë; si e mbuloi me para Artan Gaçi (fakte për SPAK)

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka qenë angazhuar në Lëvizjen MJAFT, një organizatë e përfolur për vjedhje fondesh në drejtimin e Erion Veliajt, ndërsa luftonte Partinë Socialiste dhe qeverinë e Fatos Nanos në bashkëpunim me Sali Berishën dhe Edi Ramën.

Ka dokumente zyrtare që Olta Xhaçka ka bashkëpunuar më Lëvizjen MJAFT me projekte gjatë viteve 2006-2008. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, edhe pse njerëzit e kësaj lëvizje që hidhte baltë mbi PS-së, sot janë në krye të pushtetit të PS. Arsyeja se pse Olta Xhaçka duhet të jetë subjekt i SPAK ka të bëjë me faktin se nuk i ka deklaruar të ardhurat që ka fituar nga Lëvizja MJAFT.

Fshehja të këtyre të ardhurave përbën vepër penale, pasi ka mashtruar në mënyrë flagrante me deklaratën e pasurisë.

A do të ketë kurajën SPAK që ta procedojë për mashtrim me pasurinë?

Kjo mbetet për t’u parë.

Kur Olta Xhaçka u kthye nga SHBA, pas një bashkëjetese me vëllain e Edi Ramës, Olsi Ramën, ajo kishte një borxh prej 65 mijë USD ndaj një universiteti në SHBA, ku pretendon se ka kryer studimet. Sipas kontratës kredinë duhet të niste ta shlyente në janar të vitit 2011.

Kur Edi Rama e bëri deputete në vitin 2009, Olta Xhaçka ishte me borxhe dhe nuk kishte një shtëpi të deklaruar zyrtarisht. Deri në vitin 2012, Olta Xhaçka deklaron vetëm të ardhurat si deputete dhe asgjë tjetër, as banesë, as kurime, as blerje etj.

Në vitin 2012, porosit një apartament duke parapaguar 19 mijë euro, ndërsa blen edhe një makinë 14 mijë euro.

Sipas burimeve, apartamentin e ka porositur tek oligarku pranë Ramës dhe Metës, Gentian Sula. Ky e fundit është edhe miku i Olsi Ramës. Nuk përjashtohet mundësia që këtë apartament Olta Xhaçka ta ketë marrë dhuratë nga ‘bandilli’ i saj.

Dyshimet thellohen në kushtet kur Xhaçka nuk bëri më asnjë pagesë në vitet në vijim për apartamentin, përveç pagesës prej 19 mijë eurove në vitin 2012.

Fati nisi t’i buzëqeshë Olta Xhaçkës kur iu ngjit pas Artan Gaçit, edhe ky deputet i Edi Ramës, biznesmen. Gaçi ia mbathi nga politika dhe parlamenti sapo nisi të vepronte ligji i dekr.iminalizimit, por paratë i kishte. Sapo bëri letrat për lidhjen me Artan Gaçin, ky i fundit i kaloi Olta Xhaçkës mbi 70 mijë euro në llogari që vitin e parë. Olta Xhaçka nisi të ‘notojë’ në luks saqë atë apartamentin që nuk arriti ta shlyente kurrë, ia kaloi vëllait të saj.

Artan Gaçi është hetuar nga prokuroria për të shkuar kri.minale. Ai ka mohuar që të jetë përfshirë në aktivitete kr.iminale. Megjithatë, pasuria e tij dhe fakti se la mandatin e deputetit krijojnë dyshime. E vërtetuar është se Gaçi ka qënë pjesë e një procesi penal dhe gjyqësor me akuzën e kontrabandës. Gjithsesi, paratë e tij po i shijon Olta Xhaçka, mamaja të cilës është dënuar si trafikante fëmijësh. Kaq për sot!/ Pamfleti

Zjarr Tv Ad