Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka dalë kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit të Tiranës Genc Qama.
Qama u shkarkua nga KPK pasi kjo e fundit evidentoi parregullsi në pasurinë e tij, edhe pse prokurori pretendonte se bilancet negative vinin për shkak të disa llogaritjeve të gabuara nga KPK dhe kërkoi konsiderimin si të ligjshme të huasë dhe të ardhurave të bashkëshortes.
Prokurori kishte marrë disa denoncime për çështjet që kishte hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë. Genci Qana e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet ’90. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitet 2003-2007 dhe prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitet 2008-2020.
Tashmë çështja pritet të kalojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili do të marrë edhe vendimin përfundimtar për prokurorin Qama.