Profesori i Komunikimit Artan Fuga, në një intervistë në edicionin e lajmeve në Syri Tv, duke folur për “Open Balkan” deklaroi se nuk beson se ky projekt do ketë sukses.
Fuga theksoi se Kosova duhet të jetë më vigjilente ndaj të tilla projekteve.
“Për Open Balkan, mendoj se Kosova duhet të jetë më vigjilente. Duhet të jetë një Ballkan i hapur për të gjitha shtetet dhe jo për disa vende. Jam kundër tensionit Kosovë – Shqipëri. Kur Kosova dhe Shqipëria janë njësi më vetë sovrane, dashur pa dashur, mund të ketë ritme të ndryshme.
S’kam besim të madh se projekti “Open Balkan” do të ketë ndonjë sukses. Serbia duhet ta njohë Kosovën se pa njohje nuk jemi askund. Unë jam për çdo projekt të “Open Balkan” brenda Procesit të Berlinit dhe procesve integruese europiane”, deklaroi Fuga.