Ish-sekretar i përgjithshëm i LSI-së në Ministrinë e Bujqësisë,Vojo Bregu ka ironizuar ditën e sotme me Kryeministrin Rama, në lidhje me iniciativën ‘Open Balkan’ që mbështetet kaq shumë nga ky i fundit.
Vojo Bregu shprehet në një postim në Facebook se kjo nismë ka filluar të funksionojë shumë mirë në Bujqësi, pasi sasia e qumështit që vjen nga Serbia në Shqipëri është trefishuar.
Sipas Vojo Bregut, gjatë mandatit të dytë të Ramës, është ulur me mbi 30% numri i kafshëve të gjalla.
Ai shton se me këtë ritëm, gjatë mandatit të tretë, lopët, dhitë dhe delet, do jenë më pak se numri i qenve dhe maceve.
Postimi i Vojo Bregut:
“Open Balkan” në bujqësi ka filluar të funksionojë shumë mirë.
Është trefishuar sasia e qumështit që vjen nga Serbia drejt Shqipërisë.
Gjatë mandatit të dytë, është ulur me mbi 30% numri i kafshëve të gjalla.
Me këtë ritëm, gjatë mandatit të tretë, lopët, dhitë dhe delet, do jenë më pak se numri i qenve dhe maceve.
Por e rëndësishme është që qumështi i freskët, për aq sa mund të jetë i tillë, do të vijë nga Serbia dhe nuk do prodhohet më në Shqipëri.