Ish zv/Kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka folur për Ballkanin e Hapur, ku ka akuzuar drejtëpërsëdrejti Ramën se po çon ujë në mullirin serb. E ftuar në ‘Të Vaksinuarit’ me Aulon Kalanë, Tahiri theksoi se Rama po sillet me Ballkanin e Hapur, njëjtë siç bëri me iniciativën e dështuar për ndryshimin e kufijve.
Ajo u shpreh se Shqipëria nuk ka vetëm kryeministrin, prandaj duhet që të pyeten dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në mënyrë që Shqipëria të mos gabojë sërish si me ndryshimin e kufijve. Ish zv/Kryeministrja ka përsëritur kërkesën e saj për shpalljen non-grata të djalit të Gerorge Soros, si njeriu që mbështeti fuqishëm idenë e ndryshimit të kufijve.
Tahiri: E keni ndjekur takimin e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç. Si ju duket mini-Schengeni Balllkanik Kosova është kundër me arsye, sepse ka shumë nisma rajonale në Ballkan të karakterit të ngjashëm nën ombrellën e BE-së. Këto dominime unë i shoh në dy nivele. E para në planin ekonomiko-tregtar. Ballkani i Hapur që çdo ditë e më shumë po zvogëlohet, po shërben si aktivitet për t’iu shmnagur veprimeve të rrezikshme në rajon që krijohet nga Serbia. Kemi një Serbi dyftyrshne, që nga njëra anë merr pjesë në Ballkanin e Hpaur dhe nga ana tjetër punon për Serbinë e Madhe. E ka nisur nga Bosnja, duke e zhbërë Bosnjen. Siç e keni parë potencialet për luftëra janë reale. E provoii dhe në Kosovë me shkëmbimin e kufijve por dështoi. Po kërkojnë rritjen e ndikimit rus në Ballkan përmes Serbisë së Madhe, në mënyrë që nëse do të ketë ndryshime, atëherë Serbia është pozicionuar në krah të Rusisë.
Si shkon Rama në këto takime kur para një muaji kishim tanke në kufirin Kosovë-Serbi? Rama është i vetmum në shërbimet e tija për të çuar ujë në mullirin serbo-rus, të gjithë shqiptarët e tjerë, jemi kundër. Prandaj Rama është vetëm, siç ishte vetëm dhe para 2-3 vitësh bashkë me Thaçin, por ne nuk lejuam që skenarët e rrezikshëm të dëmtojnë vendin. Nuk e dimë a do të pendohet, por po i shërben krijimit të Serbisë së Madhe.
Shqipqëria ka takuar më shumë Serbinë se Kosovën? Shqipëria nuk është vetëm kryeministrit apo presidentit. Nëse provon të dëmtojë interesat kombëtare rrëzohet. Politikanët kur nuk punojnë për të mirën e vendit largohen. Ka mjaftuar për Ramën që të shohi se SHBA-të, BE kundërshtojnë Ballkanin e Hapur, pavarësisht se Soros dhe djali i tij sillen në Ballkan për ta konfirmuar. Mendoj se në Shqipëri, nuk duhet t’i lihet vetëm kryeministrit por të ketë diskutime për këtë çështje.
Pse nuk i kërkoni Ramës distancim? Tani është koha e tyre që janë në udhëheqje në Kosovë. Ne që e bëmë këtë liri dhe pavarësi dhe ende jemi aktiv por jo direkt, detyra jonë është të japim rekomandime.
Soros të shpallet non-grata? Djali i Sorosit, Aleksandër Soros, sepse ka qenë në krye të përpjekjeve të hapura për shkëmbimin e territoreve. Ishte krejt ide e Vuçiçit. E njëjtja që po ndodh sot me ndarjen e Bosnjes. Jo vetëm Soros , por është një listë e gjatë e diplomatëve që u rreshtuan pro ndarjes e Kosovës.