‘Open Balkan’, Reagon BE: Kusht përfshirja e të gjitha shteteve dhe zbatimi i standardeve evropiane

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Evropian ka mbështetur deklaratat e komisionerit për zgjerim, Oliver Varhejli, për “Ballkanin e Hapur”, por ka theksuar se përfitimet më të mëdha rajonale do të vinin nga përfshirja e gjithë shteteve.

“Mungesa e progresit në zbatimin e tregut të përbashkët rajonal ka penguar përfitime të rëndësishme, veçanërisht për biznesin, investitorët dhe konsumatorët”, thuhet në përgjigjen e BE-së për Telegrafin.

Më tej BE thotë se mirëpret që pjesëmarrësit e Iniciativës për Ballkanin e Hapur të jenë të përkushtuar për të promovuar integrimin më të madh rajonal.

Ajo shtoi se përfitimet më të mëdha rajonale do të vinin nga përfshirja e gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor në iniciativën e Ballkanit të Hapur.

“Mbetet e qartë se përfitimet më të mëdha do të vinin nga gjashtë shtetet e Ballkanit. Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përparim në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të krijuar në Samitin e Sofjes në 2020, me angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve. Kjo është e rëndësishme për të realizuar përfitimet e plota të integrimit rajonal, për të shfrytëzuar sa më mirë investimet sipas Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe për të lidhur më mirë të gjithë rajonin me tregun e vetëm të BE-së”, tha zëdhënesja e KE-së.

Në fund theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA-n, Komunitetet e Transportit dhe Energjisë për të sjellë përfitime për të gjithë BB-në dhe më gjerë përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal.

Zjarr Tv Ad