Operacion antidrogë në Elbasan, babë e bir kapen me 58 kilogram kanabis, në pranga edhe administratori e kryeplaku (EMRAT)

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bodin”, i zhvilluar me metoda hetimore proaktive.

Babë e bir janë vënë në pranga gjatë një operacioni antikanabis në fshatin Bobin të Elbasanit.

Blutë e qytetit kanë kapur në flagrancë Selim dhe Zamir Beqarin me banim në Sarandë, pasi zbuluan se kultivonin kanabis në tokën e tyre. 58 kilogram kanabis janë sekuestruar, ndërsa në pranga janë vënë edhe kryeplaku dhe administratori i fshatit.

Njoftimi i policisë:

Kultivonin bimë narkotike në tokën e tyre, në fshatin Bobin, dhe më pas i përpunonin ato, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).

Në pranga gjithashtu, administratori i Njësisë Administrative Gracen, si dhe kryeplaku i fshatit Bodin, në Njësinë Administrative Gracen, Elbasan.

Në kuadër të këtij operacioni, në hetim edhe 3 shtetas të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH dhe ata të DVP Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore të realizuar me metoda proaktive, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “Bodin”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– Selim Beqari, 62 vjeç, banues në fshatin Bodin, dhe Zamir Beqari, 27 vjeç, banues në Sarandë (babë e bir).

Nga kontrolli i ushtruar në tokën e këtyre shtetasve, në fshatin Bodin, Gracen, Elbasan, janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 bimë të prera, të dyshuara narkotike kanabis.

Zjarr Tv Ad