Europol ka zhvilluar një operacion të madh kundër trafikut të drogës dhe trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, ku janë përfshirë 27 vende të ndryshme dhe kanë marrë pjesë 11.000 oficerë. Pjesëmarrëse në operacionin JAD SEE “Ditët e Përbashkëta të Veprimit në Europën Juglindore”, ka qenë dhe Policia Shqiptare.
Gjatë rrjedhës së operacionit, Europol krijoi një qendër operacionale për të mundësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit operacional midis pjesëmarrësve dhe për të siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë analitike për operativët në terren.
Gjatë javës së aksionit, Europol vendosi gjithashtu dy ekspertë në Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, për të lehtësuar shkëmbimin e komunikimit në kohë reale midis autoriteteve pjesëmarrëse.
Në këtë operacion morën pjesë 27 shtete të ndryshme. Operacioni u mbështet nga agjencitë e BE-së: Europol, Eurojust, Frontex, partnerë ndërkombëtarë dhe institucionalë: Grupi Punues i Bashkëpunimit Doganor (CCËP) CCËP, IPA/2019, INTERPOL, PCC-SEE, SEESAC, UNODC.