Një operacion policor po zhvillohet prej disa ditësh në zonat e Malësisë së Krujës. Burime policore bëjnë me dije se forcat operacionale të Qarkut Durrës dhe nga Tirana janë duke krehur zonën e Malësisë së Krujës, ku dyshohen parcela të mbjella me lëndë narkotike.
Të njëjtat burime citojnë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, grupe nga këto forca policie janë duke zhvilluar kontrolle në disa fshatra në Malësinë e Krujës. Ndërkohë priten rezultatet e operacionit të zhvilluar prej ditësh, sakaq është një zonë e cila ka shfaqur raste të kultivimit të lëndëve narkotike.
Zona e malësisë mbetet nder zonat më problematike të kultivimit të lëndëve narkotike, ndërsa janë në ndjekje penale disa persona, madje dhe kryetarë të fshatrave të kësaj zone.