Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për shit-blerje kokaine në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në kuadër të operacionit të koduar “Avangarde” të zhvilluar në Fushën e Aviacionit në pranga u vunë shtetasit Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, Flobenc Kurti, 30 vjeç, Artur Nikoçi, 23 vjeç dhe Muharrem Bakalli, 38 vjeç, të gjitha banues në Tiranë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruar 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike. “Shtetasit e mësipërm ishin në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për ta disponohej informacion se merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, 4 shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke u takuar së bashku në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin Artur Nikoçi dhe pasagjer Flobenc Kurti është gjetur një paketim i mbështjellë me natriban brenda të cilit kishte lëndë narkotike të dyshuar e llojit kokainë si dhe një peshore elektronike”, sqaron policia. Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike e kryer në bashkëpunim”.
OPERACION NË FUSHËN E AVIACIONIT NË TIRANË, ARRESTOHEN 4 PERSONA QË SHISNIN KOKAINË
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...