Gjykata e Krujës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë për 13 persona, të cilët u arrestuan pak ditë më parë gjatë një operacioni anti-kanabis në zonën e Niklës, ku edhe u zbulua një sasi e konsiderueshme droge.
Për 6 nga personat e ndaluar u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për 5 të tjerë “arrest shtëpie”, si dhe ‘detyrim paraqitje’ për 2 persona.
Mësohet se për 3 persona të tjerë të arrestuar, do të caktohet masa e sigurisë ditën e nesërme, ndërkohë vijon operacioni për kapjen e 22 personave të tjerë të përfshirë në kultivimin e drogës.
Masat e sigurisë për personat e ndaluar:
Fetije Kullaj, arrest me burg
Erion Deliu, arrest me burg
Musait Vathi, arrest shtepie
Dashamire Deliu, arrest shtepie
Sokol Kullaj, arrest shtepie
Refik Deliu, arrest shtepie
Ferid Kullaj, arrest me burg
Dashamir Kullaj, arrest me burg
Erlind Almeta, arrest me burg
Xhavid Kullaj, arrest shtepie
Indrit Kullaj, arrest me burg
Ervin Perlica, detyrim paraqitje
Flamur Halili, detyrim paraqitje