Operacioni anti-drogë në Shqipëri, Itali dhe Gjermani; Policia zbardh EMRAT: Këta janë 5 vlonjatët që u arrestuan sot

0
219
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një operacion i madh anti-drogë është zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, ku në pranga kanë rënë shumë persona. Policia e Shtetit zbardh emrat e 5 personave që janë arrestuar sot në Vlorë.

– Eriseld Nelaj, Albano Jazaj, Dionis Maskaj, Zigur Aliaj dhe Rezart Elmazaj; kanë rënë në prangat e FAST Albania dhe Policisë së Vlorës mëngjesin e sotëm, në kuadër të operacionit të koduar “TIBUS”.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romen dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin këtyre shtetasve drejt Italisë.  Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga FAST Albania, FNSH, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana.

Zjarr Tv Ad