Operacioni BLIC në burgun e Vlorës, zbulohet arsyeja; Oficeri denoncoi efektivin e SHÇKB-së: Më kërkonte të fusja drogë dhe sende të paligjshme (EMRAT)

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më datë 11 korrik 2021 një operacion blic me shumë efektivë policie u zhvillua në ambientet e paraburgimit të Vlorës. Nga raportimet e para atë ditë nuk u dha shumë informacion lidhur me aksionin e policisë, por faxnews mëson se arsyeja ka qenë për përplasjet mes një efektivi të SHÇKB- së dhe një oficeri në paraburgimin e Vlorës.

Në fund të operacionit u konstatuan vetëm elektroshtëpiake të pa pajisura me vulë të imstitucionit.

Në dokumentacionin që media disponon, një efektiv i SHÇKB, i cili është A.Daupaj, ka kërcënuar dhe fyer për motive personale, shefin e sigurisë së burgut të Vlorës, F. A. Ky i fundit i ka dërguar një ankesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke vënë theksin të kërcënimet që Daupaj bënte vazhdimisht mbi efektivin për lejimin e drogës dhe futjes së sendeve të paligjshme në institucion.

Sipas F.A, ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar, duke përmendur dhe faktin se automjeti i tij u shkrumbua mesnatën e dt 27 nëntor 2020. Dy persona u panë nga kamerat e sigurisë që i vinin zjarrin automjetit të F.A, por nuk u evidentuan nga policia.

Për ngjarjen e sipërpërmendur mes dy kolegëve, aktualisht nuk është marrë asnjë masë, ndërsa efektivi i SHÇBA-së rezulton i pezulluar nga rradhët e policisë disa herë, raporton faxnews.

Për herë të parë u lirua nga detyra në 1993 për braktisje të vendit të punës. Më pas A.Daupaj u rikthye në detyrë për t’u liruar sërish vitin 2004, për mosparaqitje pa arsye në punë. Për të njëjtat motivacion Gjykata Administrative në viti 2014, ka marrë vendim të formës së prerë për të mos e rikthyer në detyrë efektivin në rradhët e policisë së shtetit.

 

Zjarr Tv Ad