Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona në vijim të operacionit të “Domosdova”të finalizuar një muaj më parë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabisSi rezultat i hetimeve është bërë i mundur identifikimi i shtetasve që ua kishin shitur lëndën narkotike shtetasve të arrestuar gjatë operacionit.“Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me DVP Fier, pas një pune të mirorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve: B. G., 46 vjeç dhe G. G., 51 vjeç, të dy banues në Roskovec”.Gjithashtu, po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor shtetasit R. M., 30 vjeç dhe Sh. G., 39 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Operacioni “Domosdova” prangos blerësit e 28.5 kg kanabis
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...