Operacioni Forca e Ligjit, 13 emra i dorëzohen SPAK për verifikimet e nevojshme

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

13 emra të publikuar nga Operacioni Forca e Ligjit janë dorëzuar nga Policia e Shtetit në drejtim të Prokurorisë së Posaçme.

Të gjitha rastet u janë shpërndarë prokurorëve të strukturës, të cilët po bëjnë verifikimet e nevojshme.

Nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e tyre t’i rikthehen Policisë për plotësime të mëtejshme.

Në GJKKO nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga SPAK, ndërsa burime nga gjykata bëjnë me dije se janë përgatitur regjistrat për masat urgjente parandaluese për sekuestrimin e pronave që nuk justifikohet, të cilat pritet të dorëzohen nga SPAK.

Ky i fundit ka edhe 6 ditë kohë për dorëzimin e kërkesës së parë, të ditës së parë të fillimit të punës së OFL.

Zjarr Tv Ad