Operacioni i policisë shqiptare dhe spanjolle në Call Centera, Gjykata e Posaçme jep masat për 2 të arrestuarit

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme ka dhënë masat për të arrestuarit për mashtrimet në Call Centera.

Ndaj Adrian Korrikut, GJKKO caktoi masën e arrestit me burg. Ndërsa për Iris Pucen u vendos masa e arrestit shtepiak.

Edhe pse operacioni u ndërmor në bashkëpunim me Eurojust, ku u kontrolluan 15 call center-a, 6 prej të cilave në Shqipëri, 5 në Gjerogji, 3 në Ukrainë dhe 1 Maqedoninë e Veriut, në pranga përfunduan vetëm 4 persona.

Me qëllim ekstradimi u arrestuan edhe Bernardo Saraçaj e Erindi Pysqyli. Sipas SPAK, këto shtetas shkaktonin një dëm prej gati 50mln euro në tre muaj shtetasve spanjoll që mashtronin.

Por, pavarësisht operacionit të gjerë ku u përfshi dhe strukturat e huaja, sërish nuk u sekuestrua asnjë shumë parash.

Zjarr Tv Ad