Operatorët e Shëngjinit ngrihen në protestë kundër orës policore: Në 10 të darkës plazhistët dalin prej dushit, kur do bëhen gati për jetë nate…

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operatorët turistikë në zonën e Shëngjinit, kanë zhvilluar ditën e sotme një proteste, në lidhje me ndalimin e muzikës dhe orën policore, që kushtëzon aktivitetin e biznesit të tyre.

Administratorët e bizneseve kërkojnë nga qeveria, shtyrjen e orës policore dhe lejimin e muzikës deri në orën 02:00, pasi sipas tyre fasha orare aktuale po i dëmton rëndë të ardhurat dhe ka bërë që Shëngjini të kthehet në një zonë të vdekur gjatë darkës.

Nuk e di ça do bohet, por është e vetmja herë që bizneset dalin në protestë për orarin. Në çdo vend bregdetar duhet të lejohet muzika deri në orën 2 të mëngjesit.

Më 10 të darkës kanë dal prej dushit plazhistët dhe bëhen gati për jetën e natës.

Këtu do bëhet vetëm me pleq, do dalin njerëzit në 8 të mëngjesit dhe s’do dalin më në darkë.

Përshkallëzimi nuk dihet si mund të shkojë, mund të mblidhen dhe 6 mijë veta këtu”, tha një prej operatorëve për kamerën e Faxnews.

Zjarr Tv Ad