Një fëmijë dy vjecar iu nënshtrua një operacioni në spitalin e Bristolit, aty mjekët operuan gabimisht në organin gjenetal të një fëmije të pafajshëm, duke e kthyer atë në steril . Drejtori i spitalit u kërkoi falje të afërmeve të fëmijës dhe filloi një hetim të brendshëm në ambjetin e spitalit .
Prindërit e fëmijes tregojnë për mediat se kirurgët vepruan gabimisht në operacionin e të birit duke e kthyer atë në steril dhe duke e rrezikuar jeten e djalit të tyre. Familjes i kishin thënë se operacioni do shkonte me sukses dhe se do përfundonte brenda 30 min . Drejtori i spitalit tregon që, pas 2 orësh e 30 min e kishte kuptuar që nuk shkonte mirë .
Më pas kirurgët e kishin njoftuar se operacioni nuk shkoi sic duhej .’’Ata e thyen zemrën time’’, dhe praktikisht shkatërruan të ardhmen e djalit tim, nuk mund të gjejë fjalë për të shpjeguar se si ndihem, nuk kam lot më shumë, ne shpresojmë vetëm për një mrekulli”, shtoi nëna e fëmijës .