Profesori dhe përkthyesi si dhe autori i disa librave, Edmond Tupe, na shfokusoi pak nga pandemia duke na folur për sindromën e Hubris, sëmundja që prek kryepushtetarët dhe kryeqeveritarët, duke e lidhur pak edhe me situatën zgjedhore.
Tupe, ishte i ftuar në Rtv Ora, ku u shpreh se nga kjo sindromë, në mesin e politikanëve shqiptarë, është prekur edhe Edi Rama, që është ende Kryeministër.
Tupe: Një sindromë është një keqënie, rezultat i një grumbulli anomalish, simptomash, shenjash që përhapen në të gjithë organizmin. Politikani më i prekur nga sindromë është Edi Rama ende kryeministër.
Për ta bërë më konkrete, Tupe citoi 7 simptomat e Hubris të cilat ai i gjen të mëshiruara te Rama.
1.Besim tejet i tepruar te gjykimi yt plus përbuzje ndaj këshillave dhe kritikave të tjerëve, Rama shkëlqen në këtë pikë.
2.Prirje narcisike për ta konsideruar botën si një arenë ku të ushtrosh pushtetin tënd për t’u mbuluar me lavdi, ky është zoti Rama, ende kryeministër.
3.Joshje e tejskajshme nga imazhi dhe pamja e jashtme si dhe prirje për të ndërmarrë veprime që mund të ta zbukurojnë imazhin vetjak.
- Shkëputje nga realiteti, ngrihesh në hava dhe shkon deri në Surrel, shpesh kjo shkëputje e lidhur në mënyrë progresive dora-dorës në vetëvete.
- Prirje për t’i dhënë së tepërmi rëndësi vizionit tënd, zgjedhjeve të tua, ç’ka të pengon t’u kushtosh vëmendje aspekteve praktike, jetësore, ose të pengon të vlerësosh kostot dhe pasiojat e diçkaje.
6.Besimi se në vend që të ndihesh përgjegjës para opinionit publik ose para kolegëve të tu e vetmja gjykatë para së cilës ti pranon të japësh përgjegjësi është Historia.
- Një mënyrë profetike për t’i trajtuar punët e përditshme si dhe prirje e ekzaltuar.
Por ndërsa për pandeminë kemi tashmë në gjendje disa vaksina, Tupe thotë se për Hubris ka vetëm një ilaç, të hiqesh nga pushteti.
Tupe: Këta nuk kanë moshë, pandehin se janë të pavdekshëm. Ekziston një përbindësh të cilin ne e dënojmë por që mund të na magjepsë, të na futë trutë e gomarit, ky është përbindëshi që bën kërdinë në fushën e politikës. Përbindëshi që nuk pranon të ketë kufij në të ushtruarit e pushtetit, ne përshëndesim disfatën e tij dhe kjo disfatë duhet të vijë patjetër në 25 prill se kështu nuk vazhdohet.