Nga Ylli Manjani:
Qëllimi i përsëritjes së zgjedhjeve lokale ishte që ti jepej mundësia komuniteteve vendore të përfaqësoheshin në mënyre proporcionale në vendimmarrje. Kjo sigurisht garantohet nga konkurrueshmëria e partive.
Mirëpo PD e sotme nuk është në pozita konkurrueshmërie. Përballë partisë e vetme që sundon gjithçka, ajo sot është vetëm një fasadë elektorale. Ndaj mbajtja e zgjedhjet në këto kushte nuk do të realizonin qëllimin për të cilin mbahen. Përkundrazi do të çimentonin edhe më gjatë, edhe më fort MONIZMIN .
Politikisht debati përsëriten apo jo zgjedhjet lokale është pa interes, kështu si u katandisen punët në PD e sotme.
Ndaj e lexoj me pozitivitet oportun sugjerimin miqsor të Komisionit të Venecias, për Gjykatën Kushtetuese.
Duhet me çdo kusht ndërtimi i një PD konkurruese. Në mos PD një parti tjetër…
#joçdoekeqevjenpërtëkeq