“Opozita as mish e as peshk”/ Rritja pagave të politikanëve, reagon ashpër analisti i njohur: Rama si kapiteni mori i pari varkën e shpëtimit, e lënë popullin të ik me gomone

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Genc Burimi gjatë një interviste televizive foli për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat.

Burimi tha se nuk pa një kundërpërgjigje nga opozita, teksa krahasoi situatën me filmin “Titaniku”, ku kapiteni merr i pari varkën e shpëtimit, referuar kryeministrit Edi Rama.

“Rama i njeh mirë si funksionojnë kodet politike e morale. Rama është artist i mirë. E ka parë filmim Titaniku, ku kapiteni merr i pari varkën e shpëtimit.

Nuk gjeta kundërpërgjigje nga opozita, as mish as peshk. Do ngelet në histori kjo, kush deputet pranoi dyfish rroge ndërkohë populli vuan, ikën me gomone.

Shqipëria është ende botë e tretë, për drejtimin e vendit. Ka qenë një film lufte që transportohej Yllka Mujo e plagosur që i dha ujë partizanit më të ri në moshë. Ata duhet të kishin menduar për popullin. Ky është imazhi i demokracisë. Nuk po them se nuk e meritojnë, por në këtë moment, të bënin një sakrificë dhe rritja e rrogave tu shkonin shtresës më të ulët”, u shpreh Burimi.

Zjarr Tv Ad