Opozita disfatë të thellë në zgjedhje, Açka:Berisha duhet të largohet nga politika!

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka teksa ka analizuar humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, i bëri thirrje ish-kryeministrit Berisha që të ndalet. Ajo tha se të gjithë palët në PD janë fajtorë për situatën në të cilën gjendet partia.

Mes të tjerash Açka tha se ky është momenti kur Berisha duhet të largohet nga skena politike.

“Ne e kemi çuar Shqipërinë në diktaturë. Me Berishën ne nuk garantojmë 2025 dhe duhet ta kuptojë. Duhet lënë gara djemve dhe vajzave të reja. Ky regjim është bastard. duhet të ketë një analizë se kanë fituar ata. Para se të kenë fituar ata, ne kemi humbur. Edhe në 2021 nuk u bë ajo analizë, po të ishte bërë do ishte rezultatin ndryshe. Ne jemi bërë pjesë e fitores së tij. Pse? Duhet të bashkonim të gjitha zërat?

Te gjithë jemi fajtorë, edhe unë? Unë i them Berishës ‘mos kërko alibi Berisha’. Shkodra ka qenë e humbur edhe më 6 mars. Nga aty duhet të fillojë analiza, nga Shkodra. Pse e kemi humbur? 2025-ën e kemi të humbur në tavolinë, të mos na lodhin me zgjedhjet, nëse nuk bëhet një analizë. Opozita pretendonte për qytetet të mëdha. Te trekëndëshi Tiranë-Durrës-Elbasan, duhet të kishim fituar në një nga qytete. Çfarë ka ndodhur? Që shqiptarët nuk kanë besim e dyshja Berisha-Meta. Duhet të largohen të dy. Ne duhet të bëjmë një ftesë të madhe për të për ta falënderuar Berishën. Unë nuk është se kam bërë ndonjë spërkatë, jam te PD.

Këta u përpoqën për të siguruar 2025. Ne e kemi çuar Shqipërinë në diktaturë. Me Berishën ne nuk garantojmë 2025. Berisha duhet ta kuptojë. Duhet lënë gara djemve dhe vajzave të reja. Demokratët, secili me votën e tij duhet të vendosë. Rikthimi i Berishës në PD është formë e dhunës. Ka dashur alibinë dhe betejën me të vetin. Si mund të bësh betejë me të tëndin? Ka pasur të drejtën për të rikuperuar atë që ndodhi, me non-gratën. Berisha ka qenë pro Evropës dhe Amerikës. Çështja është sot çfarë do bëjë Berisha. Duhet të thotë që ‘partinë e solla pas çështjes sime personale’.

Sado të jetë blerja e votës, fakti që nuk kemi 200 mijë vota të djathta është dikush përgjegjës dhe ky është Berisha që premtoi se do fitonim. Është momenti për të reflektuar dhe për të mbajtur përgjegjësi. Këta po bëjnë lojë, kush ka ndërmend ti ndjekë, le ti ndjekë. Sot i them Berishës ‘ndalu se ka hendek’”, tha deputetja e PD.

Zjarr Tv Ad