“Opozita e dështakëve”, Kulluri: Kur humbi Basha në 2017 i kërkuat largimin, pse jeni fshehur pas 14 majit megjithëse Berisha mori të njëjtin rezultat?

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit kërkon që Sali Berisha të japë dorëheqjen.

Përmes një reagimi në Facebook, Kulluri thekson se Berisha ka marrë të njëjtin rezultat si Basha në 2017-ën, ndaj duhet të largohet.

“Keta “udheheqesit” qe humben garat per kryetare bashkie ne 14 maj a kane ndermend te japin doreheqjen nga kryesia e Rithemelimit?! Apo lere c’e do?!

Apo standarti Basha “humb sa here te duash” se te mban Doktori eshte vendosur njehere e mire?! Na mbushen koken me genjeshtren e dekades se “Bashen e larguam pse humbi 4 here”, ndersa tani bejne te njejten gje duke konfirmuar genjeshtren e madhe! Kjo papergjegjshmeri ishte e pritshme pasi kunder Bashes u cuan vetem pse pezulloi Berishen nga Grupi Parlamentar, se te ishte per humbjet e perqafuan ne korrik te 2021 dhe qershorin e 2018! E mbanin ne krah si “udheheqesin perendimor” qe u shnderrua nga Kryetar te PD ne Meme!

Po keta “kritiket sezonale” pse heshtin? Si mundet ti kerkosh largimin Bashes ne 2017 pas humbjes katastrofike me 450 mije vota dhe jane fshehur tani pas 14 majit megjithese Berisha mori te njejtin rezultat? Ka nje pergjigje dhe per kete. Jane KCK qe duan nje vend pune prane Kryetarit e s’kane asnje parim moral e politik qe ti udheheqe!

Tani te vijme tek “legjenda nr. 2”! Lulzim Basha “dora vete”! Nje ish kryetar i PD qe as nje kuvend me 2500 delegate nuk mbledh dot sic ndodhi ne 18 dhjetor! Profesori i humbjeve, trajnuesi i deshtakeve, mbreti i memeve kthehet te takoj te rinjte? Pse? Per cfare? Per te bere “gogolin e rithemelimit” per te karikuar ata votues qe i kane mbetur Berishes?
Berisha dhe Basha e dijne mire se 450 000+100 000=750 000 jane ushtrim komik matematike!

Te presim te behet Zaho me djale qe keta te “fillojne luften me rregjimin” ne 2073!
Suksese ne jete dhe te na rroje opozita e deshtakeve!”, shkruan Kulluri.

Zjarr Tv Ad