Opozita e ndarë dhe opozita që nuk ka ndarë mendjen

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të vetmet produkte të reja opozitare pas 14 Majit ishin Arlind Qori dhe Roland Bejko. I pari si kundërshtar afatgjatë i Edi Ramës dhe të majtës klasike, i dyti si kundërshtar i të djathtës berishiste, e cila po mban të ndarë opozitën për interesa tërësisht familjare të një njeriu.

Ndryshe nga Qori, i cili është qartazi një populist i majtë, e ka një limit rritje, antiberishizmi i Bejkos, është një lëvizje për pastrimin e opozitës së djathtë dhe riorganizimin e saj duke u rikthyer në binarët e vet të një partie klasike të qendrës së djathtë, jashtë “sovranizmave” dhe populizmave të shpikura nga halli i Berishës.

Pra nëse Qori është një ekstremist i majtë e populist që kërkon të dëmtojë një parti socialiste tradicionale, Bejko dhe ata që kandiduan janë të djathtë tradicional që ngjallën shpresën e zbimit të një populisti spekulant si Berisha, që kërkon të përdorë partinë për hallin e vet.

Sigla Berisha-Meta është votuar nga 250 mijë shqiptarë, gati sa gjysma e votave që ka pasur e gjithë opozita në të cilën mungojnë 250 mijë votues që kanë qëndruar në shtëpi, ndërkohë që 100 mijë votuan Partinë Demokratike.

Ky është sinjali politik që i dhanë zgjedhjet e 14 Majit opozitës së ndarë. Antiberishizmi funksionoi më shumë se përpjekja për të çimentuar berishizmin në aleancë me Ilir Metën. Opozita e refuzoi Sali Berishën dhe ilir Metën, si bashkim jo organik, dhe ringritja e opozitës kalon përmes shkatërrimit të tyre.

Është kjo arsyeja që tani Partia Demokratike zyrtare duhet të ndajë mendjen se mbi çfarë baze do të riorganizohet, mbi ato korrente që duan t’i dorëzohen Berishës dhe të kthehen në regres, apo mbi ato sinjale që dha 14 Maji kundër dyshes Meta Berisha.
E vetmja rrugë e sigurt që opozita të ringrihet shpejt dhe fort, është të ndajë mendjen që pa larguar dyshen Berisha-Meta si faktorë opozitarë nuk vijnë kurrë në pushtet. Dhe për këtë kanë qenë dakord së paku 350 mijë opozitarë, ata që kanë ndenjur në shtëpi dhe ata që kanë dalë të votojnë edhe pse nuk kanë pasur kandidatë.

Çdo riorganizim tjetër i PD, jashtë kësaj fryme është humbje kohe . Nuk ka asnjë arsye përse duhet të jenë dy parti opozitare, një e drejtuar nga Berisha dhe Meta që është dëshpërim për shqiptarët dhe një tjetër që mendon se duhet të jetë më vete por që i ka sytë nga Berisha dhe Meta. Kjo e dyta nuk vlen. Ajo është mirë të shkojë direkt e tek Berisha.

E vetmja gjë që vlen është ajo gjë e re, që nisi më 14 Maj. Të gjithë ata që refuzuan Berishën dhe Metën apo që dolën në zgjedhje, por nuk e votuan BF, janë e djathta pluraliste shqiptare, e cila nuk e pranon Berishën. Partia Demokratike duhet të ketë këtu rol kryesor, nëse riorganizohet në bazë të frymës që ngjalli beteja e Bejkos dhe kandidatëve te tjerë në rrethe. Ata së bashku me opozitarët e tjerë që nuk e pranojnë Beirshën mund të bëjnë opozitën e re.

Por për këtë më parë duhet të ndajnë mendjen që nuk kanë punë me Berishën. Se ai e ka ndarë mendjen ta mbajë të ndarë opozitën

Zjarr Tv Ad