Opozita e re voton paktin PS-PD

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste ka ftuar opozitën e re parlamentare të vazhdojë bashkëpunimin për ndryshimin e kodit zgjedhor.

Në seancën parlamentare Taulant Balla theksoi se kanë qenë PD dhe LSI që nuk kanë rënë dakord për votimin e emigrantëve.

Por edhe pse kërkoi një reformë gjithëpërfshirëse, ai nënvizoi se parlamenti do të vazhdojë me ndryshimet.

Balla: Nëse ata nuk duan ta bëjnë kjo nuk do të thotë që reforma zgjedhore do të mbetet peng. Hajdari dhe Gjiknuri komunikojnë në mënyrë të vijueshme, ju nxis të mblidhni sa më shpejt komisionin.

Edhe në këtë seancë nuk munguan akuzat për një marrëveshje Rama-Basha.

Murrizi: Ne ju themi po jemi dakord, po ju thoni kemi qejf ata. Kjo është tallje.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka qetësuar deputetët zëvendësues se nëse do të ketë një marrëveshje PS-PD ajo do të duhet të votohet në parlament.

Majko: Meqenëse këtu u diskutua çështja e marrëveshjes sonë, të PS me PD, mos u shqetësoni. Në fund fare kjo është një histori që na takon ne dhe kostot apo vlerat do ti fitojmë ne. Ajo që është e rëndësishme për ju është se çfarëdo lloj marrëveshje që do të diskutohet jashtë kësaj salle të parlamentit, në fund fare politika është matematikë, do të vijë në këtë sallë të votohet.

Ftesa për bashkëpunim në Kuvend vjen vetëm pak ditë nga raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore, ku u kritikua politizimi i tejskajshëm i procesit apo dhe refuzimi për të publikuar në Fletoren Zyrtare të dekrerit për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor.

Zjarr Tv Ad