Opozita mandaton 2 përfaqësues për reformën zgjedhore

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘Prej muajit Tetor, opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithëpërfshirës, të reformës zgjedhore për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj, për nisjen pa vonesë dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore. Opozita mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, për të përfunduar reformën zgjedhore, duke i qëndruar plotësisht pikave të prezantuara në tetor 2019’, tha gjate fjales se tij, kreu i opozitës Lulzim Basha.

Pjesë nga deklarata e kreut të opozitës, Lulzim Basha:

Prej muajit tetor, opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar reformën zgjedhore. Prej muajit shtator kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur si shenjë e mungesës së vullnetit nga pala tjetër.

Sot opozita e bashkuar konfirmon nisjen pa vonesë të reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar me palën tjetër miratimin me reformën zgjedhore duke i qëndruar plotësisht pikave të miratuara në tetor.

Kjo është rruga e vetme për dalje nga kriza politike.

Dua ta falënderoj faktorin ndërkombëtar për ndihmën e jashtëzakonshme që kanë dhënë për të shtyrë drejt një produkti që është vonuar dhe nuk duhet vonuar. I bëj thirrje palës tjetër të mos e vonojë më këtë instrument.

Çfarë garancie keni marrë nga pala tjetër?

Nuk ka një tryezë nga Komisioni i posaçëm, ne me ndihmën e faktorit ndërkombëtar kemi mundësuar një proces që të dakordohen mbi projektin tonë që prej tetorit.

Zjarr Tv Ad