Opozita parlamentare braktis seancën në Kuvend,harrojini 84 vota!

0
76

Opozita parlamenare ka braktisur seancën parlamentare pas më shumë se 4 orë e 40 minutash. Kreu i grupit parlamentar demokratik, Myslim Murrizi ishte i fundit që foli dhe që iu përgjigj Ballës se nëse mazhoranca ka hapur ankandin për të joshur, intimiduar apo kërcënuar deputetët, atëhere duhet t’i harrojë 84 votat për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore të Këshillit Politik. Madje Murrizi ka komentuar edhe tryezën trepalëshe që fillimisht e propozoi Rama, dhe më pas ua përmendi Balla në seancë, duke thënë se PS do të jetë e mirë me të dyja palët, opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare, por ky nuk është problemi i tyre. Braktisja e seancës në fakt erdhi nga thirrja e vetë Murrizit si provë ndaj mazhorancës që opozita parlamentare nuk do e votojë marrëveshjen për Zgjedhoren pa Lista të Hapura. ”Zoti Balla, dëgjova me vëmendje gjatë fjalës tuaj sikletin që keni, sepse doni të qëndroni burra të mirë, edhe me ata, edhe me ne. Ky halli juaj, ia jep zgjedhijen perfekte kënga e Artjola Toskës, njëherë me vjerrin, edhe me burrin.              Ne si opozitë kemi bërë një kërkesë të ligjshme në mënyrë institucionale. Në 2008 me hile u hoqët të drejtën e votës shqiptarëve. Këtej bëni marrëveshje me kë t’iu dojë qejfi.    Hajde të shkojmë në referendum. Një marrëveshje e ndërtuar mes jë deputeti të mazhorancës, dhe dy qytetarëve s’mund të detyrojë opozitën parlamentare.                   Ne kemi kërkuar lista të hapura, kombëtare, dhe votim 100% pa asnjë ndryshim të rekomandimeve të OSBE. Kemi kërkuar të ketë prag zgjedhor, që askush mos hipë në kurriz të kërkujt. Të numërohen votat jo nga militantë, jo nga tre parti, po 74 të tjera pse duhet të kenë besim tek ju. Nëse juve si mazhorancë keni hapur ankand, nëse I keni dhënë fjalën jashtë kësaj salle, që do i bëni 84 vota harrojeni. Shqiptarët iu kanë dhënë 74 mandate. Me trasta në dorë, me presione e joshje, i nderuar z.Balla nuk do i bëni. Nuk mund të privoni më 5 milionë shqiptarë, o do fusni lugën në supë me krimba, o në supë që mban erë prej vitesh.”- tha Murriiz.