Opozita protestë çdo të enjte para Kuvendit, e radhës me 28 shkurt

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita do të protestojë çdo të enjte te Parlamenti, duke mos lënë të qetë në marrjen e vendimeve shumicën e dalë sipas saj nga zgjedhjet e blera me krimin. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e kryetarëve të PD në rrethe. Seanca e ardhshme pritet të jetë në 28 shkurt, kështu që në të njëjtën ditë është parashikuar edhe protesta te parlamenti. 3 ditë më parë, protesta e opozitës pamundësoi zhvillimin e seancës plenare. Pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë për  dhunë dhe hyrje me forcë në parlament, nuk u shënua asnjë incident. Në po këtë ditë, kreu i opozitës Lulzim Basha, dorëzoi zyrtarisht mandatet e deputetëve të opozitës. Nëpërmjet këtij hapi ekstrem, opozita beson se do të detyrojë kryeministrin Rama të tërhiqet nga pushteti i blerë në bashkëpunim me krimin dhe t’i hapë rrugë një qeverie tranzitore, që do të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Zjarr Tv Ad