Opozita proteston gjatë Samitit të BE në Tiranë, Caka: Duhet të njohin të vërtetën

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë Silva Caka, për të folur rreth zhvillimeve më të fundit në vend.

E pyetur për protestën e opozitës më 6 dhjetor, ditë kur do të mbahet edhe samiti i BE në Tiranë, Caka tha se liderët europianë duhet të informohen se çfarë po ndodh në vendin tonë. Ajo tha se nismat e qeverisë si amnistia fiskale, pashaportat e arta apo edhe Porti i Durrësit janë kundërshtuar nga BE.

Caka: Protesta është në valën e atyre që nisën që prej 12 nëntor. Ne kemi thënë që protestat nuk do të ndalen, kemi disa cështje të kundështuara nga BE, pasaportat e arta, amnistia fiskale, Porti i Durrësit.

Meqënse do të vijnë ta marrin edhe informacion nga protesta ku do dëgjohen të gjitha palët. Nuk protestohet kundër Samitit. Raportet e KE dhe BE dhe DASH kanë folur per mungesën e zhvillimit të Shqipërisë me vendet e BE.

Meritojnë të njohin të vërteteën ashtu sic është. Në Shqipëri ka një mal me probleme, është edhe një rastësi se ne i kemi paralajëmruar ato. Ata meritojnë të informohen sic duhet.

Sa i takon Portit të Durrësit Caka tha:

Rama nuk nxjerr fakte, Rama do të shpejtojë kalimin e projektit të Poritit të Durrësit, është marrëveshje me miliarda lekë. Nxitimi për ta mbyllur këtë aferë se ka marrë paradhënie, e con në gabime. Ai duhet të heqë dorë nga Porti i Durrësit dhe ne cdo fakt do e bëjmë publik.

Zjarr Tv Ad