Opozita proteston poshtë zyrës së tij, ku pritet të jetë sot Rama

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë që opozita organizon një tjetër protestë para godinës së Kryeministrisë dhe poshtë zyrës së tij kreu i Qeverisë, Edi Rama zhvillon një tjetër vizitë zyrtare jashtë vendit. Pas Kroacisë, ku u mbajt edhe samiti  i 16+1, Rama do t’i drejtohet  një tjetër shteti, atij të Kuvajtit.

Kjo është protestë e tretë e opozitës para godinës së Kryeministrisë, përmes së cilës kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.  Ashtu si në protestat 16 shkurtit dhe 16 marsit edhe këtë herë Rama nuk do të jetë i pranishëm në Tiranë. Ndërkohë 1500 efektivë policie pritet të jenë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është blinduar me gardh metalik për të shmangur çdo incident të mundshëm në protestë.

Zjarr Tv Ad