Opozita proteston, Rama largohet nga vendi

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa këtë pasdite, opozita ka thirrur një protestë kombëtare, kryeministri Edi Rama është larguar nga vendi.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme (20 shkurt) një vizitë zyrtare në Turqi, ndërsa “Rithemelimi” ka thirrur një protestë kundër kreut të qeverisë.

Ndalesa e parë e kreut të qeverisë do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut. Më pas kryeministri do të pritet me ceremoni zyratre nga kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Ergogan në Presidencë.

Fillimisht, kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre, e më pas do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive.

Në nisje të mbledhjes Kryeministri Rama do të adresohet me një fjalë. Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj.

Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë dhe Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu; si dhe Ministrja i Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Zjarr Tv Ad