Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi nuk do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita pasditen e sotme (20 shkurt) përpara Kryeministrisë.
News24 raporton se Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndodhen jashtë vendit për arsye personale.
Ndërkohë para Kryeministrisë vijon puna për përfundimit e skenës që do të ngrihet për protestën, ndërsa godina e qeverisë është rrethuar me gardh metalik.
Gjithashtu janë vendosur kamera me revolucion të lartë për të filmuar ndonjë incident të mundshëm gjatë protestës.
Ndërkohë protesta do të hapet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili do të mbajë fjalimin nga distanca, ndërsa gjatë tubimit do të mbajnë fjalën edhe figura të tjera të opozitës, si Gazment Bardhi apo Flamur Noka.