“Opozita të kthehet në Kuvend”/ Agron Duka: Rëndësi ka produkti, jo përbërja në Reformën Zgjedhore

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka, bën thirrje për rikthimin e opozitës në Kuvend. I ftuar nē Breaking në Top News, lidhur me debatet pēr bashkëdrejtimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, deputeti Duka tha se ka mē shumë rëndēsi produkti, sesa përbërja.

Komisioni i Reformës Zgjedhore ështē mbledhur me deputetët e PS-sē dhe ato të PD-së zyrtare.

Mendoni se do tê arrihet në vendimmarrje nga këto forca, apo do tē ketë gjithēpērfshirje sic rekomandojnë ndērkombētarët?

“Reforma Zgjedhore nuk mund tê jetë e njëanshme. Një reformë e qēndrueshne bëhet kur ka konsensusin e palëve kryesore. Por për mua ka rëndësi produkti. Është mirë që 4 pikat e propozuara nga ne, mbështeten edhe nga grupi Basha por dhe disa deputetë të tjerë. Nëse kjo arrihet, merr rêndësi të dorës së dytë nëse ka apo jo përbërje të të gjitha palêve. Nëse Basha nuk tërhiqet por i arrin kēto pika do ishte sukses për gjithë opozitën”.

Do t’i bashkoheni protestave nga e hëna që njoftoi deputeti Noka, apo do të merrni pjesë në komisione?

Duka: Tē hēnēn nuk do të jem pēr njē çeshtje familjare. Por nuk mund të vazhdojē nē infinit aksioni opozitar. Parlamenti duhet t’i kthehet jetës normale.

Çfarë po arrihet me këto veprime ekstreme?

Do të shkoj në Komisionin e Reformës Zgjedhore, nëse zhvillohet fizikisht, por jo online, sikur po bëjmē pazar supermarketi.
Duke analizuar shkaqet që çuan në këtë situatē opozitën, Duka pērmendi si
veprim ekstrem daljen nga parlamenti. Duka theksoi se pa largimin e Berishēs dhe Bashës nga drejtimi, opozita nuk ka asnjë mundësi tē vijē nē pushtet.

“Rama qepi kostumin sipas trupit. Ai ështē 2 metra, kostumi i tij s”na rri. Bëri Reformën Zgjedhore, sic deshi dhe jemi ende në ato kushte. Nëse opozita nuk bashkohet rreth një agjende, nuk ka asnjë mundêsi të vijê në qeveri.

Berisha dhe Basha duhet tē tejkalojnë veten e tyre për hir tē opozitës, duhet të largohen nga drejtimi”.

Duka jep edhe sugjerimet për kapërcimin e krizēs dhe bashkimin e opozitës.

“Të caktohen 3 apo 4 koordinatorë, që të caktojnë agjendēn, të koordinojnē edhe marrēdhēniet me ndërkombëtarët qē i kemi shumē dobēt. Janē bërē gabime tē tmerrshme më herët nga opozita”, tha Duka.

Zjarr Tv Ad