Opozita transmeton live në Facebook seancën plenare

0
365
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si rrallë herë, opozita qëndroi në Kuvend ndërsa mazhoranca në kushtet kur foltorja ishte e bllokuar votoi rendin e ditës dhe u largua. Opozita nuk lejoi diskutime duke e përqëndruar debatin vetëm tek akuzat ndaj qeverisë për lidhje me krimin. Kur televizionet nuk kishin sinjal, si mjet komunikimi me qytetarët deputetët përdorën facebook. Opozita nuk lejoi të mbahej një seancë normale parlamentare duke bllokuar për më shumë se 3 herë foltoren e kuvendit. Ruçi ndërpreu seancën e me ironi u shpreh: Mesa duket ju erdhi ora e facebook! Fillimisht në Kuvend nuk ishte i pranishëm kryeministri, i cili erdhi në seancë kur duhej të votoheshin ligjet. Gjatë fjalës së tij Edi Paloka akuzoi maxhorancën se po e përdorin prokurorinë si letër higjienike dhe se opozita do vijojë të qëndrojë në këmbë deri në largimin e Edi Ramës.

Zjarr Tv Ad