“Oppenheimer Blue”, diamanti më i shtrenjtë i botës u shit në Gjenevë për 57,4 milionë $

0
694
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Oppenheimer Blue”, guri i çmuar më i shtrenjtë i botës me një diamant prej 14,62 karat u shit mbrëmë për 57,4 milionë $ në ankandin Christie’s në Gjenevë.

Dy persona të pa identifikuar për gati 20 minuta “bënë luftë” me njëri-tjetrin se kush po e blinte diamantin blu, më të madhin të paraqitur ndonjëherë në një ankand, i vlerësuar sipas parashikimeve me një çmim midis 38 deri 45 milionë $. Por blerja rrëzoi çdo parashikim duke thyer rekordin e një diamanti të shitur deri më tash.

Rekordi i fundit lidhej me shitjen e diamantit 12,03 karat – “Hëna Blu e Jozefinës” –  “Blue Moon of Josephine”, që u ble  48,4 milionë $ nga manjati i Hong-Kong, Joseph Lau, nëntorin që shkoi në ankandin Sotheby’s, gjithmonë në Gjenevë.

“Oppenheimer Blue” e mori emrin nga pronari i saj sir Philip Oppenheimer (1911-1995), familja e të cilit ishte lider botëror në shitjen e diamanteve për 80 vjet rresht përmes shoqërisë  De Beers, përpara se t’a blinte 40% të kompanisë shoqëria AngloAmerican në vitin 2012.

“Oppenheimer Blue” përpara se të bëhej gur unaze, është zbuluar në minierën Premier, në Afrikën e Jugut in Sudafrica, në vitin 1905 kur u zbulua diamanti më i madh i botës”Cullinan”.

ma.me

01cdb511-a768-4c92-96f7-3b3c6fe8054f_r37yZ1ojWJYDf_iwRoBSTmGrs7hMSCNsW0jpjg3Foci

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad