Ora e largimit të Merkel/ Kancelarja gjermane përcillet në Rinas nga Rama

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelarja Angela Merkel ka përmbyllur vizitën e saj intensive në Tiranë. Ajo u përcoll në Rinas nga kryeminisri Rama dhe ambasadori gjerman në Shqipërisë.

Ndërsa zbriti nga makina për t’iu drejtuar avionit, Merkel shkëmbeu me Ramën një bisedë të shkurtër.

Kancelarja gjermane Angela Merkel zgjodhi Tiranën për të dhënë ‘mesazhet e lamtumirës’ vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të vendin e saj, pas të cilave ajo ka deklaruar largimin pas 16 vitesh në krye të një prej shteteve më të rëndësishëm të BE-së.

Merkel tha se vendi ynë së bashku me Maqedoninë e Veriut merinonin t’u hapeshin negociatat por kjo u pengua nga vetoja bullgare dhe për këtë i vinte shumë keq.

Ajo e konsideroi Procesin e Berlinit si gur themeli për nisjen e komunikimit jo vetëm mes Shqipërisë dhe Serbisë, por të gjithë rajonin që të shohë drejt së ardhmes.

Zjarr Tv Ad