“Ora e llogarridhënies po afron, nesër në shesh”, Meta: Rama po detyron të rinjtë të marrin gomone dhe të ikin në Britani

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa ka publikuar shifrat e kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC), Meta shkruan se 53% e fuqisë punëtore është në kërkim të një mundësie më të mirë jashtë Shqipërisë, ndërsa 25% janë gati të ikin brenda vitit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se përgjegjësi kryesor për ikjen e shqiptarëve nga vendi është kryeministri Edi Rama.

“Një tjetër raport i besueshëm konfirmon të vërtetën e vetme, që shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është autori dhe përgjegjësi kryesor i vrasjes së shpresës së tyre, armiku i lirive, i demokracisë dhe shtetit ligjor.

Të dhënat e publikuara së fundmi nga kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) pohojnë se 53% e fuqisë punëtore në vend është në kërkim për jetë më të mirë jashtë Shqipërisë dhe se 25% e tyre janë gati të ikin brenda vitit.

Shkak kryesor sipas vetë të anketuarve është keqqeverisja dhe vrasja e shpresës nga “Rilindja”. Është kjo arsyeja, konfliktet dhe përjashtimet e thella sociale, që po i detyrojnë shqiptarët të rrezikojnë edhe jetën e tyre duke kaluar La Manshin me gomone dhe aspak propaganda e gënjeshtërt e Edi Ramës se shqiptarët po ikin sepse sipas tij kjo ju pëlqen.

Ndaj nesër zëri i zemërimit mbarëpopullor do të buçasë në sheshet e Tiranës që Edi Rama ta dëgjojë qartë se ora e llogaridhënies për të po afron”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad