Ora e Tokës, Sheshi Skënderbej “ndez” me qirinj flamurin ukrainas, Veliaj: Moment reflektimi dhe solidariteti; Japim mesazh për paqen dhe mbrojtjen e planetit tonë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu si në të gjithë botën, edhe Tirana iu bashkua lëvizjes mbarë globale për mbrojtjen e planetit të Tokës. Mbrëmjen e djeshme, për 60 minuta, në Sheshin Skënderbej u fikën dritat dhe në shenjë solidariteti u ndezën 60 qirinj nga të rinjtë që kishin mbushur sheshin, të cilët formuan flamurin me mbishkrimin “Peace for Ukraine”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm reflektimi për mbrojtjen e shtëpisë tonë të përbashkët, Tokës, por edhe për të dhënë mesazhin e paqes kudo në botë. “Ka shumë njerëz që, ndoshta, atë që po ndodh në Ukrainë e shohin si diçka të largët, që nuk na prek. Meqë është “Ora e Tokës” dhe meqë është dita ku ne marrim 60 minuta dhe fikim dritat kryesore të qytetit, është një mënyrë për të reflektuar, për të menduar se nuk jemi një ishull i vetmuar, që nuk ndikohemi nga gjërat që ndodhin në botë. Kur Rusia pushton Ukrainën është nje lufte që na impakton edhe ne, tregun global, impakton bursën, çmimin e naftës, çmimin e gazit. Ndoshta, nuk jemi sot në gjendje që të ndalojmë një luftë, Shqipëria jonë e vogël, Tirana jonë modeste, nuk është aktori kryesor që mund të ndalojë luftën, po është një aktor modest që mund të japë një mesazh. Unë besoj se çunat dhe gocat e gjimnazeve tona, të liceut tonë, kane dhënë një super mezash sot dhe meriton gjithë duartrokitjet dhe mbështetjen tonë,” u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se kjo luftë dhe pasojat e saj duhet të na shërbejnë të gjithëve për të ndryshuar qasjen ndaj mënyrës së jetesës edhe në funksion të një jetese në një mjedis më të shëndetshëm

Nisma “Earth Hour” e ka zanafillën në 2007 në Sidnei dhe u propozua nga “World Wilde Life Fund”. Dhjetëra kryeqytete të botës iu bashkuan projektit duke fikur për një orë dritat në zyrat qeveritare apo pikat turistike dhe simbolet shtetërore.

Zjarr Tv Ad