“Ore unë nuk iki, po se mos bie ti”, pas pauzës së përhershme të ezanit, kryeministrit i shfaqet sërish dhe personazhi ‘Rama ik’: Kujdes, patronazhisti po të vëzhgon

0
177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr 2 në Tiranë.

Ai ndërpreu fjalimin e tij, pasi nisi të këndohej ezani.

Menjëherë pasi kryeministri mori fjalën pas përfudnimit të ezanit, është përsëritur i njëjti skenar, ku njëri prej qytetarëve bërtet nga ballkoni i shtëpisë “Rama Ik”.

Rama i është përgjigjur se nuk ikën dhe i kërkon të futet brenda pasi e bëri detyrën dhe patronazhisti po e vëzhgon.

Ore unë nuk iki, po kujdes mos bie ti. Futu brenda tani se e bëre detyrën.

Futu brenda dhe kujdes, se patronazhisti po të vëzhgon”- tha kryeministri.

 

Zjarr Tv Ad