Organizatë kriminale, agresion e prostitucion, kapet 50-vjeçari

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa akuza në Itali është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimit drejt shtetit fqinj. Sipas të dhënave zyrtare, seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirë organizuar mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit A.L., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Napolit/ Itali e ka lëshuar urdhër arrest për këtë shtetas për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale”, “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga  nenet 81,110, 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Zjarr Tv Ad