“Organizatorët që ishin me Sorosin e sabotuan protestën”, Goxhaj: Heqja e dyerve në PD e vonuar! Nëse do ndodhte më 11 dhjetor, PD do kishte një rezultat tjetër më 6 mars

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë sot avokati Altin Goxhaj, i cili ka folur për zhvillimet më të fundit në vend, duke nisur që nga ato në selinë blu te protesta e paralajmëruar ditën e martë, kundër rritjes së çmimit të naftës, që ka kapur shifrën e 245 lekëve për litër.

Goxhaj tha se heqja e dyerve në selinë e PD ishte e vonuar teksa shtoi se nëse kjo do të ndodhte që më 11 dhjetor, atëherë kjo forcë politike do të kishte një rezultat tjetër në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Ndër të tjera Goxhaj u ndal edhe te protestat kundër rritjes së çmimeve, ku tha se ato u sabotuan nga njerëz të Sorosit.

Pjesë nga intervista:

“Është i vonuar, shyqyr që ndodhi tani, për të hequr debatin a ka dy parti. Po të ishte vepruar deri në 11 dhjetor, mbase edhe zgjedhjet lokale nuk do kishin këtë rezultat.

Është akti i parë simbolik. Ikja e Lulzim Bashës, nuk besoj se do jetë pjesë e një angazhimi të mëtejshëm politik, ai ishte një kokë e shitur dhe vetëshitur, i ka ardhur në majë të hundës që të gënjejë e të mashtrojë sa zgjohet nga gjumi.

Është e pakëndshme që cohesh me nevojën për të gënjyer. Detyra e tij ka qënë zhbërja e PD.

Kjo ka qënë detyra e tij. Berisha e tregoi kush ishte dhe u ngrit nga “hiri”. Në këtë momnt diskutimi më i madh është ku do qëndrojë PD e ardhshme, dhënia e vendimit të gjykatës është një dorëzim.

E patë që njerëzit e afërt të Lulzim Bashës e kafshuan. Donin ta kishin monedhë këmbimi. Alibeaj, Grida presin udhëzime nga SHBA si të punojnë”.

A mund të bashkohen fraksionet?

“Berisha është 100 ton, të tjerët 10 gram, imazhi që ka Berisha është ajo që ka nevojë më shumë. PD ka përfunduar si një parti klienteliste.

Nuk përbëjnë ndonjë vlerë të madhe.

Cfarë do të bëhet me këtë PD. Bashkimi është element makiazh se ajo parti është e kalbur dhe rithemelimi është e vemtja mënyrë për ta rigjeneruar.

Berisha duhet ta bëjë partinë të qytetarëve. Nuk është më një PD, i mungon koncepti ideologjik.

Kjo parti nuk ka shans po nuk u bë e hapur, që të ketë elementin e konkurrencës nga lart e poshtë”.

Protesta?

“Organizatorët që ishin me Sorosin e sabotuan, në varësi të komandave. Qytetarët nuk ia dalin dot të menaxhojnë protesta kaq të mëdha për shkak të këtyre njerëzve.

Me atë polici, me njerëzit e Sorosit. Kjo ngelet në duart e opozitës, si në rastin e Spanjës. Ku kërkuan dorëheqje dhe jo lëmoshë”.

Zjarr Tv Ad