Tre të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohen se organizonin lojëra fati në ambientet e dy lokaleve. Sipas njoftimit të policisë, në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 29 vjeç, M. B., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë/ Tiranë
Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.
Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 1, dy raste të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e dy lokaleve.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– R. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 29 vjeç, M. B., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në dy lokale të ndryshme, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮♂️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮♂️🤝🙍♂️