Ori Nebiaj e pavendosur: Mandati, përgjegjësi e madhe, më duhet kohë të baraspeshoj mendimet

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatorja Ori Nebiaj është përfolur së fundmi për çështjen e mandatit të deputetes. Kjo pasi Grida Duma ditën e djeshme deklaroi lënien e mandatit të deputetes.

Nebiaj ka reguar pak më parë në lidhje me këtë, duke dhënë një sqarim për mediet dhe publikun.

Përmes një postimi në Instastory moderatoja thotë se çështja e mandatit është rikthyer në vëmendje, por shton se i duhet kohë për të peshuar zgjedhjen që duhet të bëjë,pra mes politkës dhe moderimit.

REAGIMI I ORI NEBIIAJT:

Komunikim i rëndësishëm (Kryesisht për mediat) Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua.

Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr sërish kohën time për të arritur në një vendimmarrje që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…

Zjarr Tv Ad