Ori Nebijaj pritet ti zërë vendin Grida Dumës, reagon KQZ dhe zbulon si qëndron e vërteta

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri më sot, këtë 15 nëntor pasdite, nuk është dorëzuar asnjë formular vetëdeklarimi nga moderatorja Oriela Nebijaj, për marrjen e mandatit të deputetes.

Pas një fotoje të publikuar në media, të një formulari vetëdeklarimi me të dhënat e moderatores që pritet të zërë vendin e Grida Dumës, KQZ ka sqaruar se Nebijaj nuk ka dorëzuar zyrtarisht asnjë formular.

“Duke marre shkas nga pyetjet e shume prej jush ne lidhje me formularin e vetëdeklarimit te zj. Oriela Nebiaj, ju informoj se formulari nuk është depozituar ende ne KQZ.

Formulari i publikuar ne media është pa firme as te zj. Nebiaj, çka do te thotë nuk është formular i cili ka dale nga KQZ. Ne momentin qe do te depozitohet zyrtarisht me KQZ, do t’ju ve ne dijeni si gjithmonë”, thuhet në reagimin e KQZ.

Zjarr Tv Ad