Oriola Marashi i “Tërheq” veshin Eros Grezda për statusin e tij

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda kanë bërë prej pak kohësh publike lidhjen e tyre të dashurisë dhe në rrjete sociale s’kanë munguar pozat e ëmbla.

Së fundmi, ata kanë nisur pushimet së bashku duke na e bërë zili të gjithëve, teksa shijojnë detin e rrezet e diellit në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata kanë ndarë vazhdimisht në rrjete sociale poza nga pushimet, mirëpo foto e fundit e Erosit tërhoqi vëmendjen.

Kjo pasi në shkrimin e fotos, futbollisti harroi një detaj të rëndësishëm për të cilin ia tërhoqi vëmendjen Oriola.

“Vend fantastik për t’u relaksuar dhe për t’u stërvitur”, ishin fjalët e Erosit në postim.

‘Dhe për t’u dashuruar”, shtoi modelja në foton e tij, duke ia bërë të gjithëve edhe njëherë të ditur se janë çift.

Zjarr Tv Ad