Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka komentuar përmes një postimi në facebook deklaratën e ministres së Ekonomisë Delina Ibrahimaj, e cila tha se me të ardhura prej 130-140 euro në muaj nuk konsiderohesh i varfër në Shqipëri.
Pampuri shkruan me ironi se a do të mund ministrat e Ramës të përballonin jetesën me këtë shumë të ardhurash, kur vetëm një kostum i tyre kushton deri në 8-fish më shumë.
Postimi i plotë:
Ky eshte kuti mates i ministrave te Rames, per standartin e jeteses se shqiptareve. 130-140 euro ne muaj nuk konsiderohesh i varfer?????
Cfare mund te besh me nje shume te tille, ose me mire si do ta menaxhonin ministrat e Rames kete shume per te perballuar shpenzimet e muajit, perfshi ketu dhe rritjen e cmendur te cmimeve!
Me kete shume nje qytetar duhet te paguaje;
Energjine elektrike dhe faturen e ujesjellesit
Duhet te perballoje shpenzimet e femijeve
Nevojen per medikamente apo per trajtim shendetesor nese do i nevojitej, pasi shendetesia falas eshte thjesht nje iluzion si cdo gje tjeter e kesaj qeverie. Si dhe shpenzime te tjera shtese pergjate nje muaji.
Mendoni, nese nje familje ka nje makine, nje femije ne Universitet, ka nevoje edhe per te bere ndonje pushim diku, jo per gje, por meqenese ministrja thekson qe nje familje me keto te ardhura nuk konsiderohet e varfer! Cili ekspert i ekonomise ne bote, do te provonte te artikulohej ne nje menyre te tille? Nese me keto te ardhura nuk konsiderohesh i varfer, po nje ministri te Rames, bashke me Ramen qe nje kostum i kushton sa 5,6,7,8 fishi i kesaj shume si konsiderohen???