Ortaku i inceneratorëve publikon luksin/ Shqiptarët e “masakrojnë” keq

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ben Blushi, orataku i inceneratorëve dhe ish drejtori i Top Channel duket se nuk pyet për krizën që po përballet jo vetëm Shqipëria, por e gjithë Europa.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Blushi ka publikuar një foto, ku shfaqet nën shoqërinë e “mercenarit mediatik” Baton Haxhiu, në një makinë të tipit “Cabriole”, ku shkruan “Cuba Libre”.

Por të shumtë janë qytetarët që e “kanë masakruar” me komente, duke i kujtuar atij mënyrën se si përfitoi dhe u pasurua gjatë këtyre viteve.

“Ti Beno vet , u lirove njëherë.. e kuptove në kohë aksiomën e Rilindjes , ”treni vjen vetëm një herë në jetë”… e kape trenin e tyre, e le partinë që gjoja krijove e do bëje namin. Pastaj dole me ca toka në bregdet në Vlorë, e plot të mira e biznese të tjera në emër të familjarëve.. tani bën edhe turistin e botës.. Pjesa tjetër është histori.. o Lamash!”, shkruan një komentues.

Një tjetër qytetar, thekson se Blushi nuk po di ku të prish paratë e vjedhura të shqiptarëve, duke iu referuar milionave të përfituara nga ortakëria e inceneratorëve.

Të shumtë kanë qenë edhe ata që kanë “shigjetuar” në të njëjtën kohë edhe Blushin por edhe Baton Haxhiun, ku iu kanë përmendur rrogat e majme që përfitojnë.

Zjarr Tv Ad