Ortodoksët rusë kremtojnë Krishtlindjen

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ruset Ortodokse i shënuan krishtlindjet me mesha te posaçme ne mesnate, te mbajtura ne kishat dhe katedralet anembanë vendit.

Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Shën Peterburg, në Kishën ku e ëma e kishte pagëzuar fshehurazi në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Në Moskë, kreu i Kishës ortodokse ruse, patriarku Kiril e drejtoi Meshën ne katedralen “Krishti shpëtimtar”, kryeministrin Dmitry Medvedev dhe të shoqen, Svetllana në rreshtin e parë.

Per vende që përfshijnë Rusinë, Gjeorgjinë, Arminën, Serbinë, Egjiptin e Kazakistanin, 6 janari përbën vigjiljen e krishtlindjeve, e kjo sepse përdorin kalendarin Julian, ndryshe nga perëndimi që ndjek kalendarin Gregorian.

Për këtë arsye, çdo vit 6 deri në 7 milionë të krishteëe ortodoksë kremtojnë krishtlindjet dy javë pasi në Perëndim ato janë festuar dhe ka hyre sakaq viti i ri.

 

Zjarr Tv Ad