OSBE: Autoritetet të tregohen të ekulibruara me deklaratat për gazetarët

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi sot Forumin VIII vjetor për Zhvillimin e Medias, një platformë dialogu kjo mes medias, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile.

Forumi i këtij viti u përqendrua në çështje të lidhura me lirinë dhe zhvillimin e medias në vend, sigurinë e gazetarëve dhe sfidat e krijuara nga dezinformimi dhe propaganda, me të cilat ballafaqohen media dhe gazetarët në Shqipëri.

Ambasadori Vincenzo Del Monaco, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, theksoi gjatë fjalës së mbajtur në këtë veprimtari angazhimin për çështjen e lirisë së medias në vend. Ai tha se OSBE i ka ndjekur me vëmendje deklaratat e lëshuara së fundmi prej sistemit të drejtësisë për ndalimin e mediave që të botojnë informacionet si rezultat i rrjedhjeve që pasuan sulmet kibernetike të verës.

“I nxisim autoritetet dhe mediat që të tregohen të ekuilibruar dhe të matur, si dhe të vlerësojnë me kujdes të drejtën e publikut për informim, konfidencialitetin, sigurinë dhe privatësinë”, tha ai.

Sesioni i parë i Forumit iu kushtua sfidave kryesore të lirisë dhe të zhvillimit të medias me të cilat u përball Shqipëria gjatë vitit të fundit. Në sesionin e dytë, diskutimet u përqendruan te rëndësia e gazetarisë hulumtuese, dezinformimit dhe verifikimit të fakteve si një mjet në luftën kundër korrupsionit dhe për promovimin e gazetarisë profesionale.

Zjarr Tv Ad